Tuesday, November 17, 2009

Pagezimi

Emma me 25 tetor u pagezua. Padrino e Madrina Giti dhe Neli. Ceremonia ne kishe ishte ne oren 16:30. Mbas shume lodhje gjate dites me ne fund erdhi momenti per tu veshur. E para si gjithmone Iona: veshi nje komplet te ri me Hello Kitty dhe dukej si karramele. I dyti dhimitri qe na u ngref me kostumin e marteses :). Iona kur epa u kenaq shume sepse ka shume qef qe dhimitri te veshi kostum dhe mbi te gjitha te vere kollare. E treta ishte Emma. I vesha nje fustan rose me triko siper. U be si kukull e vogel. Me ne fund erdhi edhe rradha ime qe si gjithmone nuk ka me kohe dhe vishem me vrap. Arritem ne kishe ku na prisnin te gjithe. Ceremonia shume e bukur , por Emma qante sepse u merzit dhe ndoshta kishte pak uri. Mbas ceremonise ne kishe, u kthyem ne shtepi dhe me pas ne restorant ku hengrem nje darke.